​Blerim Isufaj rizgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Aktuale

​Blerim Isufaj rizgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 15:23
Blerim Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka zgjedhur kryeprokurorët e tri prokurorive të rëndësishme të vendit, me ç’rast fillimisht anëtarët e KPK-së votuan me shumicë votash dhe zgjodhën Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale, duke filluar nga 1 janari 2024.

Gjithashtu sipas njoftimit, në të njëjtin takim, KPK-ja votoi edhe për zgjedhjen e kandidatit të vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili u zgjodh me një mandat katërvjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024.

“Po ashtu, nën pikën tre të këtij takimi, Këshilli votoi edhe për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili do të udhëheqë këtë prokurori gjatë katër vjetëve të ardhshëm, duke filluar nga 1 janari 2024”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit zgjedhjes së kryeprokurorëve u ka paraprirë trajtimi i Raportit të Komisionit për Rishqyrtim dhe trajtimi i dy raporteve të paneleve vlerësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat