Eksperti i kriminalistikës: Pse hakmarrja mund të jetë motivi i vrasjes së Liridonës

Aktuale

Eksperti i kriminalistikës: Pse hakmarrja mund të jetë motivi i vrasjes së Liridonës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 10:17
Liridona dhe Naim Murseli.

Eksperti i kriminalistikës Mensut Ademi, ishte i ftuar mëgjesin e kësaj të marte në Euronews Albania, ku analizoi vrasjen e Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Duke u përpjekur të hidhte dritë mbi motivet, Ademi, përjashtoi si mundësi pistën e vrasjes për përfitime materiale.

Ai nënvizoi se vrasja mund të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje pas prishjes së marrëdhënies në çift dhe divorcit të kërkuar.

Eksperti bëri dhe një analizë të motiveve të vrasjes në familje në Ballkanin Prëndimor, referuar në shifra dhe statistika.

“Në Ballkanin Perëndimor cilat janë motivet që i shtyjnë në vrasje brenda familjes? Janë hakmarrja dhe lirimi emocional. Lirimi emocional në kriminologjhi nënkupton largimin nga ai person. Pas lirimit vijnë xhelozia, tradhtia dhe pasionet seksuale. Kjo është liria emocionale dhe në fund vjen hakmarrja.

Në Ballkanin Perëndimor janë kryesisht këto dy arsye që shkaktojnë probleme në familje. Dhe këto probleme për fat të keq kanë përfunduar me marrje jete.

Në Ballkanin Perëndimor, 48% është marrë jeta me anë të thikës, 14% me anë të armës, 13% me mjete të forta dhe 3% me helmet ë forta.

69% e vitimave janë gjinia femërore dhe 31% gjinia mashkullore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat