Fevziu tregon se si e “paralajmëronte” Hashim Thaçin se koha e tij në politikë po perëndonte

Aktuale

Fevziu tregon se si e “paralajmëronte” Hashim Thaçin se koha e tij në politikë po perëndonte

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 23:23
Blendi Fevziu

Blendi Fevziu, gazetar i njohur, erdhi në Prishtinë. Arsyeja, sigurisht, është lehtë e rrokshme. Fevziu, kësaj radhe nuk erdhi për të intervistuar, por për të promovuar librin e tij me titull “Takimet e mia me..”.

Përtej përshkrimeve e shpjegimeve për personazhet e librit, Fevziu foli edhe për disa prej figurave më të njohura të politikës në Shqipër e Kosovë.

Gazetari nga Shqipëria tregoi se çfarë i tha Thaçit vite më parë.

“Duhej një kozhinetë që të lidhte këtë grup që dilte nga lufta me të rinjtë që 20 vite pas luftës kishin një jetë tjetër, një qasje tjetër, që nuk e kishin jetuar luftën. I kam thënë gjithmonë koha është e pamëshirshme. Ti jeton akoma me luftën, me lavdinë, por vjen një brez i tërë që nuk e ka ndjekur luftën, mund të jetë 20 vjeç, që kanë qenë fëmijë dhe nuk kanë të njëjtën përqasje.” – deklaroi Fevziu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat