Mustafa e quan Statut mbi Autonominë Draftin e Asociacionit, thotë se nuk konsiston me atë të 2013-ës

Aktuale

Mustafa e quan Statut mbi Autonominë Draftin e Asociacionit, thotë se nuk konsiston me atë të 2013-ës

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 14:28
Isa Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të pavërtetë një deklaratë të zv.kryeministrit të Parë të Kosovës, Besnik Bislimi rreth Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka shkruar se ajo që Bislimi deklaroi një natë më parë është e pavërtetë derisa shtoi e Statuti i Asociacionit që qarkullon aktualisht në publik nuk konsiston me atë të vitit 2013.

Mustafa po ashtu ka shkruar se Statuti aktual i Asociacionit i cili është publikuar është Statut për Autonominë.

“Por dëshiroj të theksoj se çdo gjë që e tha mbrëmë në kontekst të dokumentit të vitit 2015 ishte një pavërtetë e kulluar, për fat të keq e dalë nga goja e një zëvendëskryeministri të Republikës së Kosovës dhe profesor i Kolegjit Amerikan në Prishtinë.

Statuti i Asociacionit që qarkullon në opinion dhe tani e kanë edhe deputetët, nuk konsiston në asnjë formë me Marrëveshjen e vitit 2013, vetëm thirret në mënyrë abuzive në te. Statuti, me të cilin është pajtuar z. Bislimi promovon Autonominë politike dhe territoriale të serbëve në Kosovë. Prandaj edhe nuk mund të jetë Statut i Asociacionit por është Statut mbi Autonominë!? Është diçka krejtësisht e re, që nuk mund të mbështillet me marrëveshjet e mëparshme”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat