Shqipëria të marrë mësim nga Kosova, Tahiri: Kur VV-ja e dogji parlamentin, ne nuk e përjashtuam

Aktuale

Shqipëria të marrë mësim nga Kosova, Tahiri: Kur VV-ja e dogji parlamentin, ne nuk e përjashtuam

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:12
Edita Tahiri

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar përplasjet e pozitës dhe opozitës në Shqipëri.

Ajo ka kërkuar që shumica shqiptare të mos e përjashtojë nga Kuvendin opozitën për veprimet e saj.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kur VV-ja bënte veprime jo demokratike në Kuvendin e Kosovës, nuk ishte përjashtuar nga Kuvendi nga shumica e atëhershme parlamentare.

“Kur opozita e VV-se dogji parlamentin, ne që ishim në qeveri nuk e përjashtuam nga parlamenti - Shqipëria e sotme të marrë mësime demokratike nga Kosova”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat