‘24 shtatori goditje për KFOR’, Shala tregon strategjinë e NATO për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

‘24 shtatori goditje për KFOR’, Shala tregon strategjinë e NATO për Ballkanin Perëndimor

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:59
Banjskë

Eksperti i Sigurisë Drizan Shala foli për NATO-s dhe rolin e saj në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se sipas konstatimeve duhet të kemi shtim të trupave të për të mbështetur policinë e Kosovës.

Sipas tij Britania e Madhe ka ngritur nivelin e saj të gatishmërisë por njëkohësisht, italianët kanë rimodeluar konceptualisht qëllimin e tyre në Kosovë.

Më tej ai tha se NATO mund të shtojë trupat në Ballkanin Perëndimor.

“Fjetja e faktorit ndërkombëtar në kontekstin e zbatueshmërisë së mandateve në Republikën e Kosovës, është bërë me dije se 24 shtatori ishte një goditje për KFOR, respektivisht për NATO-në që nuk ishte në gjendje ta monitorojë dhe të vëzhgojë hapësirën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë dhe si rezultat i saj, në  nivelin e lartë strategjik të NATO-s është  konstatuar se duhet te kemi shtim të trupave të caktuar për të mbështetur policinë e Kosovës.

Britania e Madhe tani ka ngritur nivelin e saj të gatishmërisë por njëkohësisht, italianët kanë rimodeluar konceptualisht qëllimin e tyre në Kosovë. NATO në kontekstin më të gjerë gjeopolitik dhe pozicionimin e saj në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, është duke kalkuluar qëndrimin e përhershëm të një komponenti stabile operacionale që mund të arrijë deri në 5 mijë trupa për të mbështetur interesat e NATO-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat