Aliu paralajmëron autostradën e Gjilanit, i bën thirrje Luginës ta votojnë listën Shaip Kamberi

Aktuale

Aliu paralajmëron autostradën e Gjilanit, i bën thirrje Luginës ta votojnë listën Shaip Kamberi

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:18
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me disa prej përfaqësueve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinanin dhe kreun e Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimajn, është lajmëruar nga Dheu i Bardhë, duke thënë se nga viti i ardhshëm do të vazhdohet ndërtimi i autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë.

Aliu ka thënë se është takuar me Shaip Kamberin e Ragmi Mustafin, për të shprehur përkrahjen për subjektet shqiptare të bashkuar nën petkun e “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon-Shaip Kamberi”.

Njoftimi i plotë:

Tek Dheu i Bardhë, kalimi kufitar që na lidhë me Luginën, e që vitin e ardhshëm po e vazhdojmë ndërtimin e autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë.

Bashkë me Arditën, Hysin, Kadriun dhe Ragmiun u takuam me Shaip Kamberin, bartësin e Listës së subjekteve të bashkuara shqiptare ‘’Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi’’, për t’i shprehur mbështetjen tonë dhe për t’i bërë thirrje secilit shqiptar nga Lugina që të votojë këtë listë që paraqet rezistencën kryesore ndaj një regjimi antishqiptar, autoritar dhe jodemokratik siç është ky aktual në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat