Kur do të dalin 100 eurot për fëmijët dhe pensionistët? Flet zëvendësministri i Financave

Aktuale

Kur do të dalin 100 eurot për fëmijët dhe pensionistët? Flet zëvendësministri i Financave

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:25
Avni Zogiani

Qeveria e Kosovës të enjten në mbrëmje ka miratuar ndarjen e gati 69 milionë eurove për zbatimin e vendimit të javës së shkuar, për t’ua ndarë nga 100 euro shtesë për fundvit fëmijëve dhe pensionistëve.

Ani pse vendimi u mor, ende nuk dihet se kur do të dalin ato mjete në llogarinë e përfituesve.

Pikërisht për këtë, media ka kontaktuar zëvendësministrin e Financave, Avni Zogiani, mirëpo ai tha shkurtimisht që ende s’ka filluar ekzekutimi i tyre.

“Ende jo, buxhetin e kemi ndarë dje”, u shpreh ai shkurtimisht.

Vendimi ishte propozuar në mbledhjen e 178-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Poashtu, kjo ministri para disa dite ka thënë se secila familje që është përfituese e asistencës sociale do të ketë edhe mbështetje shtesë të menjëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat