Eksperti i sigurisë paralajmëron padi ndaj Jabllanoviqit: Vendin e ke në burg - ja si e quan

Aktuale

Eksperti i sigurisë paralajmëron padi ndaj Jabllanoviqit: Vendin e ke në burg - ja si e quan

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Drizan Shala

Drizan Shala, analist i çështjeve të sigurisë, ka shkruar një status, në të cilin ka paralajmëruar një padi kundër Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës.

Shala e ka quajtur Jabllanoviqin politikan nacionalist e kontraverz.

“Jabllanoviq përgatitu, ti do të përballesh me padi , shihemi në gjykatë

Një politikan nacionalist e kontravez, i cili punon dhe vepron nën direktivat e Aleksander Vuqiqit më paska etiketuar si bashkëpuntor i opozitës serbe, kinse unë paguhem për deklarata në favor të opozitës në Serbi.” – shkroi Shala, ndër të tjera.

Sjellim ndër mend që Jabllanoviqi kishte bërë akuza të rënda në drejtim të Shalës, duke e quajtur kuazi analist, qëndrimet e të cilit “pohimet e të cilit kushtojnë rreth 50 deri në 100 euro”.

Postimi i plotë:

Jabllanoviq përgaditu, ti do të përballesh me padi , shihemi në gjykatë.

Një politikan nacionalist e kontravez, i cili punon dhe vepron nën direktivat e Aleksander Vuqiqit më paska etiketuar si bashkëpuntor i opozitës serbe, kinse unë paguhem për deklarata në favor të opozitës në Serbi.

E verteta është se, unë nuk kam ndonjë kontakt apo lidhje me opozitën serbe në Beograd, sepse fundja une jam shtetas i Republikës se Kosovës dhe nuk është çështje e imja se kënd ta ndihmojë , sepse deri me sot, pozite e opozite kanë qendrim të njëjte për Republikën e Kosovës.

Sa i përket Jabllanoviqit i cili pa të drejtë shpifë ndaj meje, ky do të përballet me padi dhe do të shihemi në gjykatë së shpejti.

Nga ky monstrum asgjë nuk pritet mire, sepse është po ky i njejti i cili vite më parë ofendojë nënat Gjakovare, madje ky është përpjekur që ti njollosë edhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke tentuar që në Koshare të vendos flamurin e shtetit kriminal Serb.

Jabllanoviq vendin e ke në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat