Alarmon koloneli i FSK-së: Në veri mund të ketë hakmarrje pas sulmit terrorist në Banjskë

Aktuale

Alarmon koloneli i FSK-së: Në veri mund të ketë hakmarrje pas sulmit terrorist në Banjskë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 18:08
Afrim Veseli

Koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, u shpreh se situata e sigurisë në veri të vendit mund të përkeqësohet.

Ai tha se pas sulmit terrorist më 24 shtator në veri, Serbia mund të hakmerret pasi morri disfatë të thellë.

“Pas sulmit terrorist nga ana e Serbisë duket se kemi qetësi relative, e brishtë. Në cdo rast situata mund të përkeqësohet, nuk besojmë që Kosova e ka zgjedhur situatën e sigurisë në veri. Ata pas disfatës që pësuan më 24 shtator, kanë kalu në një heshtje apo qetësi, që nënkupton për ata që marrin vesh nga siguria, që ata po përgatiten për diçka. Heshtja është një përgatitje e tyre për një hakmarrje sic e kanë në doktrinat e tyre ushtarake”, tha ai.

Sipas tij siguria është e brishtë në tërë Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat