“Taksë ekologjike” për veturat pa ndotje

Aktuale

“Taksë ekologjike” për veturat pa ndotje

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:38
Ilustrim

Në vendin e parkimit po zëvendësohet me një veturë elektrike.

E ndonëse kjo veturë nuk shkakton asnjë ndotje, për regjistrimin e saj paguhet taksë ekologjike prej dhjetë eurosh.

Në Kosovë janë importuar dhjetëra vetura të tilla.

Mirëpo cilat janë taksat tjera që bizneset duhet të paguajnë për importimin e tyre?

“Fillimisht transporti për me i sjellë makinat, taksa doganore, akciza, taksa ekologjike pastaj normal është edhe TVSH normale që shtohet”, thotë Dren Gashi, përfaqësues i kompanisë  “Eko auto Kosova”.

E të gjitha këto, bëjnë që çmimi të jetë i lartë për blerjen e një veture elektrike.

Prandaj sipas Gashit, kjo sjell vështirësi edhe tek zhvillimi i vet biznesit.

“Si biznes ka ndiku në ngadalësimin e procesit të shitjeve sepse një ndër gjërat që ka ndiku më së shumti është lartësia e çmimit që i ka largu qytetarët nga blerja e makinave elektrike prandaj edhe një ndër stimuluesit kryesor është heqja e taksës doganore”, thotw ai.

Ndryshe nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas Odës Ekonomike, qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për lehtësimin e taksave për këto vetura.

“Fatkeqësisht nuk është bërë asgjë. Të gjitha vendet tjera kanë marrë veprime, masa për ta rritë qarkullimin ose prodhimin e veturave elektrike… Ne si Odë Ekonomike kemi kërku që të hiqet tatimi doganor 10% po edhe tatimi i vlerës së shtuar të ulet prej shkallës 18 sa është në shkallën 8 % dmth në shkallën më të ulët për momentin që e ka Kosova”, thotw kreu i kësaj ode, Lulwzim Rafuna.

E ndryshe prej veturave hibrid, për veturat elektrike paguhet edhe akcizë.

Për këto, tëvë1 ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit të dijë nëse do të ndërmerr ndonjë veprim lehtësimi në taksa, mirëpo nga ky institucion deri më tani nuk është kthyer përgjigje.

E sipas ekspertëve të komunikacionit, ligji për veturat elektrike duhet të ndryshojë.

“Kjo çështje ish dashtë të rregullohet me shtet, shteti të funksionojë në asi forme që një mënyrë edhe të subvencionojë dhe jo të pengojë. Sigurisht që duhet të ndryshojë, imagjinojeni na kemi edhe akcizë edhe kem doganë…”, shprehet Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit.

Veturat elektrike sipas njohësve të fushës e ruajnë ambientin si dhe i kanë shpenzimet shumë më të vogla se sa veturat me djegie të derivateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat