Vazhdon edhe sot programi për krishtlindje

Aktuale

Vazhdon edhe sot programi për krishtlindje

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 08:11
Katedralja Shën Nënë Tereza.

Zyra e Dioqezës Prizren-Prishtinë, ka njoftuar se programi i festës së Krishtlindjes 2023 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të vazhdojë edhe sot.

Në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Kurse në orën 18:00 – meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

Ndryshe sot në bazë të Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës është ditë pushimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat