Analisti Maloku për vendimin e Serbisë: Po jetësohet pajtimi i ndodhur në Bruksel e në Ohër

Aktuale

Analisti Maloku për vendimin e Serbisë: Po jetësohet pajtimi i ndodhur në Bruksel e në Ohër

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 18:59
Albinot Maloku

Analisti politik, Albinot Maloku, ka thënë se me vendimin e Qeverisë së Serbisë për targat e automjeteve RKS, po jetësohet pajtimi i ndodhur në Bruksel dhe në Ohër.

“Çështja e targave është pjesë e marrëveshjeve të ndodhura prej vitit 2011 deri në vitin 2021, në afate e veta, prej 2021 deri në momentin kur po shfrytëzohet momentumi. Bashkimi Evropian tani po i qet topin anës së Kosovës, niseni edhe me jetësimin e pjesëzave tuaja”, ka thënë Maloku.

“Po bëhet më e qartë se pajtimi i ndodhur në Bruksel dhe Ohër është duke u jetësuar. Kosovës i kërkohet nga Bashkimi Evropian që t’i merr hapat e vet. Nuk kemi çështje teknike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat