Çeku thotë se janë duke u hetuar bizneset që dyshohen për përfitime të paligjshme nga Ligji për Sponsorizime

Aktuale

Çeku thotë se janë duke u hetuar bizneset që dyshohen për përfitime të paligjshme nga Ligji për Sponsorizime

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 00:09
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, paralajmëroi bizneset dhe kubet se nuk do të mund t’i gëzojnë të drejtat nga Ligji i Sponsorizimit, në qoftë se klubet apo Federatat nuk kanë qenë të licencuara.

“Rregulli dhe udhëzimi ka qenë shumë i qartë, për derisa nuk je i licencuar si klub, qoftë si Federatë, nuk mundesh të drejtat dhe benifitet që t’i jep Ligji në vendin tonë. Pra, as Ligji për Sponsorizime, sepse parakusht për me perfitu nga Ligji për Sponsorizime është që ti me zhvillu aktivitet legal sportiv, kjo i bjen me pasë licencë. Kur nuk ka licencë, nuk ka as sponsorizim. Dy komisionet tona, Komisioni për Sponsorizim dhe Komisioni për Licencim kanë komuniku njëra me tjetrën dhe këta të Licencimit iu kanë thënë këtyre të Sponsorizimit, këta që nuk kanë licencë, nuk mundeni me ua lëshu vërtetimin e Sponsorizimit. Marrëveshjen në të cilën kanë hyrë disa biznese me klube ose Federata pa qenë ato të licencuara, janë marrëveshje të paligjshme”, tha Çeku.

Ai tha se nuk do të ketë dënim ndaj klubeve apo bizneseve nëse kanë bërë marrëveshje të paligjshme, por ndaj atyre nuk do të aplikohet heqja e tatimit.

Çeku përmendi se janë duke u zhvilluar auditime nga ZKA-ja si dhe hetime nga Policia e Kosovës për listën e Sponsorizimeve sidomos të viteve të kaluara.

“Janë tri procese të rëndësishme që po zhvillohen aktualisht në raport me Sponsorizimet. I pari është një auditim i veçantë që po e realizon Zyra Kombëtare e Auditimit vetëm për Sponsorizimet. I dyti proces janë hetimet që po zhvillohen nga Policia e Kosovës. Të dyja këto i kemi inicu ne, me kërkesën tonë, kemi kërku një auditim të veçantë nga ZKA-ja dhe kemi kërkuar hetime nga Policia për listën e Sponsorizimeve sidomos të viteve të kaluara, aty ku kemi dyshu që mund të ketë keq përdorime. I treti proces që po zhvillohet aktualisht është i Komisionit Parlamentar për Arsim, Kulturë dhe Sport. Janë bërë pesë vite nga hyrja në fuqi e këtij Ligji dhe Komisioni po bënë një raport të vlerësimit, zbatimit të këtij Ligji. Të tria këto, besoj shumë do të na ndihmojnë që vitin e ardhshëm ta bëjmë plotësim ndryshimin e këtij Ligji”, tha Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat