“This barbie is the president”, bëhet viral fjalimi i Osmanit në pritjen e fundvitit me gazetarët

Aktuale

“This barbie is the president”, bëhet viral fjalimi i Osmanit në pritjen e fundvitit me gazetarët

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:28
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë ka organizuar pritjen e fundvitit për mediat, ku falënderoi gazetarët për punën e tyre të palodhshme gjatë tërë këtij viti.

Osmani falënderoi veçanërisht gazetarët që kanë raportuar nga veriu i vendit, gjatë trazirave që ndodhën atje.

E në këtë pritje, Osmani u kujdes që të ketë një fjalim më ndryshe siç jemi mësuar ta shohim.

Fjalimin e saj, presidentja e përmbylli me fjalinë “This barbie is the president” (kjo barbie është presidente), pasi siç tha presidentja shpesh herë është pyetur se përse po vishet me ngjyrë rozë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat