Ushtarët italianë sot do të mbajnë ushtrime në Ujman, do të përdoren edhe anije

Aktuale

Ushtarët italianë sot do të mbajnë ushtrime në Ujman, do të përdoren edhe anije

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ushtarë italianë që janë në kuadër të KFOR-it do të kryejnë trajnimet vjetore në Komunën e Zubin Potokut përkatësisht tek Diga e Ujmanit.

Ushtrimi do të mbahet sot, më 30 dhjetor, dhe në këtë aktivitet të ushtrisë italiane do të përfshihen edhe anije italiane me qëllim që të plotësohen kërkesat e specifikuara të trajnimit të ushtarëve.

Në fund të njoftimit thuhet KFOR specifikon se janë mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende. që ka mbajtur një prani të qëndrueshme që nga viti 1999, në përputhje me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përkatësisht Rezolutën 1244.

“Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale-Lindje është të ruajnë në mënyrë të paanshme një siguri dhe mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, duke ofruar paqe dhe stabilitetin në rajon”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat