Labinot Tahiri ia dhuron 500 euro Ferdonije Qerkezit, premton 500 të tjera për një veteran të UÇK-së

Aktuale

Labinot Tahiri ia dhuron 500 euro Ferdonije Qerkezit, premton 500 të tjera për një veteran të UÇK-së

Më: 3 janar 2024 Në ora: 16:06
Foto nga takimi

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka njoftuar se i ka dhuruar sot 500 euro Ferdonije Qerkezit, nënës e cila ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës.

Këtë e ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në shtëpinë e saj. 

“Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen e saj dhe dhimbjen e shumë shqiptarit që humben të dashurit e tyre gjatë luftes se Kosovës!  Asaj ia dhurova 500€ sa do pak për fillim e këtij viti dhe i premtova që jam i gatshem për çdo gjë qe i duhet asaj dhe nanes shqiptare”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka bërë me dije se edhe 500 euro të tjera do t’ia dhurojë një veteran të UÇK’së. 

“Mirënjohës për çdo sakrificë që e keni dhënë për atdheun tonë.  Nesër do i’a dhurojë edhe ish veteranit të UÇK-së ato 500€ që ia kam premtu!”, ka shkruar Tahiri. 

Burri dhe katër djemtë e Ferdonijes ishin rrëmbyer me dhunë nga forcat serbe në vitin 1999. Eshtrat e dy djemve janë gjetur në vitin 2005, ndërsa eshtrat e burrit dhe dy djemve të tjerë nuk janë gjetur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat