Shpërthen Naim Miftari: Mos të ishin në burg Thaçi e Veseli dhe në opozitë Haradinaj e Lushtaku, kurrë s’kishim liberalizim!

Aktuale

Shpërthen Naim Miftari: Mos të ishin në burg Thaçi e Veseli dhe në opozitë Haradinaj e Lushtaku, kurrë s’kishim liberalizim!

Nga: N. Sh. Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:16
Naim Miftari

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari kanë filluar të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së.

Tashmë liberalizimi i vizave ndodhi, por më “meritorët” sipas ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe ish-agjentit të SHIK-ut, Naim Miftari janë ish-liderët e shtetit të Kosovës.

Miftari normalisht me injorancë e thotë këtë, ku përmend emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e Sami Lushtakut.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Miftari thotë se, mos të ishin në burgun e Hagës pra Thaçi e Veseli, dhe Lushtaku e Haradinaj në opozitë kurrë nuk do të ndodhte liberalizimi i vizave pa u nda Kosova.

Më poshtë reagimi i plotë:

Mos ja humbni meritat “meritorëve”!

E vërtet është se meritat kryesore për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës janë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt... e do filimena që qelshin Shampanja për liberalizim për çdo verë e pranverë.

Paramendoni mos me kanë sot në Burg të Hagës këta bossat e korrupsionit dhe krimit të organizuar si Hashimi e Kadria e në opozitë haverat e tyre si Samia, Isa e Ramushi kurrë për jetë s’kishte liberalizim të vizave pa u nda Kosova njëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat