Lulzim Hetemi i shkon për vizitë kryetarit të Zubin Potokut

Aktuale

Lulzim Hetemi i shkon për vizitë kryetarit të Zubin Potokut

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:24
Foto nga takimi

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, së bashku me ministrin për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashqi, i kanë shkuar për vizitë kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Zeqiri, i cili ka theksuar se gjatë këtij takimi kanë pasur rastin të takojnë edhe disa qytetarë serbë.

“Sot pata kënaqësinë ta kemi në vizitë Kryetarin e Leposaviqit z.Lulzim Hetemin…. ishte një befasi e këndshme e paparalajmëruar… dhe gjithashtu më pastaj një takim  i pritur me Ministrin z.Nenad Rashiq me bashkëpunëtor…ku patëm rastin të takojmë një pjesë të qytetarëve Serb”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat