Gara: Rreth 11 mijë pasagjerë më shumë fluturuan sivjet, se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Aktuale

Gara: Rreth 11 mijë pasagjerë më shumë fluturuan sivjet, se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Më: 5 janar 2024 Në ora: 10:02
Valentina Gara

Kompania që ka nën menaxhim dhe me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Limak Kosovo” ka bërë të ditur se sot do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova.

Vetëm në tri ditët e para të janarit, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 31 mijë pasagjerë apo rreth 11 mijë më shumë se në tri ditët e janarit të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka theksuar për RTK-në se në tri ditët e para të janarit kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë dhe janë realizuar 212 fluturime.

Gara tha se ende është herët ta dinë nëse rritja e numrit të udhëtarëve ka të bëjë me liberalizimin meqë sipas saj, kjo periudhë ishte edhe kohë festash dhe shumë mërgimtarë qëndruan në Kosovë.

Ajo ka deklaruar se një pasqyrë më të qartë mund ta kenë brenda tre muajsh.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat