Grabitja e armatosur në Suharekë, Gjykata merr vendim për gjashtë të dyshuarit

Aktuale

Grabitja e armatosur në Suharekë, Gjykata merr vendim për gjashtë të dyshuarit

Më: 5 janar 2024 Në ora: 13:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakollit.

Edhe pronarit të argjendarisë ‘Baraku’, Trim Barakut i është vazhduar paraburgimi, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Masa e njëjtë iu është vazhduar edhe Fatmir Tahirit dhe Albin Beqirit, që dyshohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Ndryshe, grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë që tronditi vendin ishte planifikuar si në filma nga një grup prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën.

Njëri nga ta, Dukagjin Gashi, ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e grupit të tyre, teksa vëllai i tij, Korab Gashi, akoma gjendet në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat