Statovci i jep merita Gani Jakupit pas lejimit të qytetarëve të Kosovës që të hyjnë në Spanjë

Aktuale

Statovci i jep merita Gani Jakupit pas lejimit të qytetarëve të Kosovës që të hyjnë në Spanjë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:16
Jeta Statovci

Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ia ka lënë meritat edhe këshilltarit të jashtëm, Gani Jakupi, për lejimin e qytetarëve të Kosovës të hyjnë në Spanjë.

Duke kritikuar opozitën të cilët reaguan për pagën e Jakupit, ajo tha se “pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij”.

“Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pa ndarë me perëndimin. Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë.

Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit. Vazhdojmë”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat