Mushkolaj: Shpresën më të afërt e kemi anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Aktuale

Mushkolaj: Shpresën më të afërt e kemi anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Më: 8 janar 2024 Në ora: 23:48
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se merita për liberalizimin e vizave për vendin u takon edhe qeverive të kaluara, sepse, sipas tij, është punuar shumë në këtë drejtim.

“Sa i përket çështjes që Serbia nuk po e pranon marrëveshjen, në fakt e kemi një letër të kryeministres që e ka dërguar në Bruksel, ku flet për qasjen e Serbisë karshi mospranimit të marrëveshjes me Kosovën…Unë mendoj që kur vjen puna për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Serbia nuk është ajo që mund ta ndalojë ose ta refuzojë, por mund të ndikojë për keq”, ka thënë Mushkolaj.

“Derisa ajo kohë vjen, mendoj që ka rrugë për t’u bërë. Nuk po flas për anëtarësimin në OKB, e kemi më së afërti shpresën që mund të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës, kjo është më e afërta”, ka thënë analisti.

Analisti është shprehur se për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Kosovës mund të dalë problem moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat