BE: Të zbatohet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit

Aktuale

BE: Të zbatohet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:53
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka deklaruar të martën se nga Kosova e Serbia presin që këtë vit ta zbatojnë në plotni marrëveshjen e Brukselit bashkë me aneksin e Ohrit.

Stano para mediave në Bruksel theksoi se palët e dinë se ku qëndrojnë dhe çka duhet bërë, duke shtuar se është mundësi e mirë që të mos flitet për formalitete, por për substancë.

“Të gjithë e dinë se ku qëndrojmë. Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe ne presim zbatimin e plotë.

Ky vit ofron një mundësi të mirë për të filluar me të vërtetë të punoni shumë, duke mos diskutuar formalitetet, por duke punuar për të prodhuar rezultate konkrete dhe thelbësore”, theksoi Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat