Deputeti i VV-së: Nënkryetarët e LDK-së nuk punojnë për interesin e Kosovës

Aktuale

Deputeti i VV-së: Nënkryetarët e LDK-së nuk punojnë për interesin e Kosovës

Më: 9 janar 2024 Në ora: 19:52
Nijazi Isaku

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku ka akuzuar nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës se nuk punojnë për interesin e Kosovës.

Përmes një skrimi në Facebook, ai ka cituar disa deklarata që sipas tij, janë thënë nga ata.

“Unë nuk po e di për kë janë duke punuar këta nënkryetar se për interesin e Republikës së Kosovës jo se jo.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk e di çka kanë këta nënkryetarët e LDK-së, ai në Pejë gju më gju me njërin prej vëllezërve Kariq, bashkëpunëtor i njohur i Millosheviqit, e ky tjetri në Gjilan kur fliste për rastin në Banjskë thoshte për Radojçiqin se kanë kopjuar diçka nga e kaluara e shqiptarëve të Kosovës. Unë nuk po e di për kë janë duke punuar këta nënkryetar se për interesin e Republikës së Kosovës jo se jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat