Liberalizimi i vizave “rrezikon” bizneset

Aktuale

Liberalizimi i vizave “rrezikon” bizneset

Më: 9 janar 2024 Në ora: 20:38
Ilustrim

Liberalizimi i vizave po vlerësohet se do të ndikojë në ikjen e fuqisë punëtore nga Kosova. Madje sektori i ndërtimtarisë e gastronomisë pritet të ndikohen më se shumti nga heqja e vizave. Për këtë kërkohet që të punësohen emigrantë të cilët vijnë nga vendet e lindjes.

Njoftime të tilla për punë mund të shihen në disa nga lokalet në Prishtinë.

E tashmë me heqjen e vizave, të tilla njoftime pritet të shtohen.

E kjo pasi po vlerësohet se lëvizja e lirë do të ndikojë edhe në largimin e fuqisë punëtore drejt vendeve evropiane.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tregon se cilët nga sektorët do të jenë me të prekur nga liberalizimi i vizave.

Që sektori i gastronomisë do të përballet më së shumti me pasojat e liberalizimit e thotë edhe Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.

Por sipas tij, bizneset në Kosovës është dashur të krijojnë një strategji të punësimit të emigrantëve që vijnë nga bota lindore.

Që punëtorët të mos largohen nga Kosova, nga Shoqata e Gastronomeve kërkojnë nga pronarët të përmirësojnë më shumë kushtet e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat