Nis procedura për shpronësimin e pronës për Projektin e konservimit dhe restaurimit të shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”

Aktuale

Nis procedura për shpronësimin e pronës për Projektin e konservimit dhe restaurimit të shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, Liburn Aliu ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar inicimi i procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme për realizimin e Projektit për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Aliu në një postim në Facebook bën të ditur se kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut”, përfshin varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e William Walkerit, zyrat administrative, dhe në kuadër të zonës së veçantë janë edhe dy shtëpitë ku kanë ndodhur masakrat dhe janë lënë gjurmë të kujtesës së luftës, si një nga ngjarjet më të dhimbshme për popullin tonë.

“Si Qeveri jemi të përkushtuar që kompleksi të marrë formën më meritore të konzervimit dhe menaxhimit, për t’u përmirësuar kështu në mënyrë të kujdesshme, duke garantuar mbrojtjen e plotë e të mirëfilltë të kompleksit dhe shtëpive”, shkruan ai.

Pas miratimit të vendimit në Qeveri, ministri gjatë mbledhjes tha se Departamenti i shpronësimit do të mbajë dëgjim publik lidhur me shpronësimin e kërkuar me pronarët e tokave që preken nga procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat