Mitrovica e Veriut e Zubin Potoku të painformuara nëse ka filluar peticioni për shkarkimin e kryetarëve

Aktuale

Mitrovica e Veriut e Zubin Potoku të painformuara nëse ka filluar peticioni për shkarkimin e kryetarëve

Më: 10 janar 2024 Në ora: 19:09
Zubin Potok

Komuna e Zubin Potokut dhe ajo e Mitrovicës së Veriut, ende nuk janë njoftuar nëse ka nisur mbledhja e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve nga qytetarët, sipas udhëzimit administrativ të hartuar nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal.

Vedat Mehmeti kryesueses i Kuvendit Komunal të Komunës së Zubin Potokut, ka thënë se deri më tani ende nuk kanë marrë ndonjë informacion nga grupet nismëtare.

Ai ka thënë se që nga data 22 dhjetor ku u kanë dorëzuar materialin nevojshëm grupit nismëtar nuk ka pasur kontakt me ta.

Informacione nëse ka nisur peticioni për të njëjtin qëllim nuk ka as Komuna e Mitrovicës së Veritu.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në këtë komunë, Nexhat Uglanjin, tha se ua ka bërë të qartë grupit nismëtarë se janë të obliguar për të njoftuar institucionin dhe se peticionet duhet të mblidhen në hapësirë publike.

“Nuk jemi njoftuar ende, i kam njoftua iniciuesit se janë të obliguar të njoftojnë dhe të përcaktojnë lokacionin publik ku do të mbahet peticioni”, tha ai.

Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal kishte hartuar udhëzimin administrativ i cili mundëson shkarkimin nga detyra të kryetarëve të komunave.

Kjo ishte bërë pas kërkesës së ndërkombëtarëve për shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Bojkoti i zgjedhjeve të mbajtura në prill të vitit të kaluar nga serbët lokal kishte bërë që në këto komuna të fitojnë kandidatët shqiptarë, betimi i të cilëve ishte kundërshtuar nga serbët, që rezultoi me trazira në katër komunat veriore.

Qeveria e Kosovës kishte kundërshtuar thirrjet e ndërkombëtarëve që të shpallen zgjedhje të menjëhershme duke theksuar se do duhej të ketë bazë ligjore.

Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndaj Kosovës, duke e fajësuar se nuk ka bërë hapa konkret për depërshkallëzimin e situatës në veri dhe se organizimi i zgjedhjeve ka qenë një nga kushtet e BE-së që të hiqen masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat