Shala: Nuk i takon asnjë ministri të vë në dyshim pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Shala: Nuk i takon asnjë ministri të vë në dyshim pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Më: 11 janar 2024 Në ora: 00:12
Gëzim Shala

Zyrtarë të Qeverisë aktuale dhe deputet të shumicës, në shumë raste kanë hedhur akuza ndaj organeve të drejtësisë, si Këshillit Prokurorial, por Gjykatave të Kosovës.

Së fundi objekt është bërë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

E fundit që ka sulmuar këtë gjykatë, është ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka akuzuar këtë gjykatë se po pengon reformën në drejtësi.

Për Gëzim Shalën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaratë e fundit e Haxhiut nuk është diçka e re, pasi sipas tij, nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie ka pasur akuza të tilla.

Ai tha se deklarata e tillë nuk kanë vend në një shtet që supozohet se sundon ligji.

“Nuk i takon as një ministri apo akerti tjetër politik që të vë në dyshim pa anësinë apo pavarësinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të rregullta”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se deklarata të tilla janë ndërhyrje e pastër në sistemin e drejtësisë.

Ministrja Haxhiu të mërkurën në një konferencë për media, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po pengon reformën në drejtësi.

“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformës jo vetëm në drejtësi por edhe në fushat tjera. Këtë po e them sepse opozita po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat