Hill në takim me Vuçiqin, flasin për Kosovën

Aktuale

Hill në takim me Vuçiqin, flasin për Kosovën

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:40
Hill dh Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Christopher Hill, sot kanë diskutuar për situatën në Kosovë.

Ata kanë diskutuar gjithashtu edhe për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane”, thuhet në postimin në profilin e Aleksandër Vuçiqit në Instagram.

Siç është shkruar, ata kanë konfirmuar se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat