Vuçiq acarohet pasi SHBA pranoi kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtanke

Aktuale

Vuçiq acarohet pasi SHBA pranoi kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtanke

Më: 11 janar 2024 Në ora: 15:21
Aleksandar Vuçiq

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara, kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke Javelin.

Në një deklaratë zyrtare pasi priti ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili e informoi për vendimin për pranimin e kërkesës, Vuçiç është shprehur se vendimi ishte “shumë zhgënjyes” për Beogradin, por se Serbia do të punonte së bashku me SHBA-në për të ruajtur marrëdhëniet Serbi-SHBA.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, është shprehur më tej Vuçiç.

Në deklaratën e lëshuar nga zyra presidenciale për shtyp, thuhet gjithashtu se Vuçiç dhe Hill kanë diskutuar për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike, pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë-Metohi dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe gjeopolitiken aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat