Demografi Dana, flet rreth emigrimit të qytetarëve në Evropë

Aktuale

Demografi Dana, flet rreth emigrimit të qytetarëve në Evropë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 14:37
Hazër Dana

Emigrimi në Kosovë është një temë e ndjeshme dhe e rëndësishme që ka prekur shumë familje dhe individë në këtë vend. Në vitet e fundit, shumë kosovarë kanë vendosur të emigrojnë drejt vendeve të tjera në kërkim të mundësive të reja dhe një të ardhme më të mirë.

Lidhur me këtë temë, të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” janë Profesori, demografi Hazër Dana dhe historiani Azdren Shala.

Demografi, Hazër Dana lidhur me emigrimin e kosovarëve në vendet e zhvilluara ka thënë se është politikë e studiuesve demografik që i përgatisin në vendet e zhvilluara dhe krijojnë mundësi më të lehta për të depërtuar në vendet e tilla, me nevojën për të përmirësuar trendet e zhvillimeve demografike.

“Studiuesit demografik, politika popullative përgatisin. I dërgojnë Institucioneve qeveritare, vendosin për ato politika dhe përmirësojnë gjendjen. Në kuadër të këtyre politikave, ata përmirësojnë ato, politika nataliste, që e stilumojnë natalitetin dhe politika emigruese. Këto vendime i kanë bërë dhe ka pasur lehtësime për neve, për të emigruar në vendeve të zhvilluara. Liberalizimi i vizave është vetëm lehtësime”, ka thënë Dana.

Dana ka thënë se zhvillimet demografike nuk njohin vite por dekada dhe shekuj dhe se kjo temë duhet trajtuar në aspektin profesional dhe shkencor e jo me eufori.

Sipas demografit Dana, faktorët ekonomik, social, politik, demografik, kulturor dhe shumë të tjera janë disa nga faktorët kryesor që ndikojnë në zhvillimin demografik dhe emigrimit.

Dana ka theksuar se “Çështja e zhvillimit demografik njëkohësisht edhe emigrimeve është çështje komplekse dhe e ndërlidhur me shumë faktor. Faktori ekonomik, social, politik, demografik, kulturor dhe shumë të tjera. Ajo është e ndërlidhur nga këta faktor. Gjithashtu ndikohet edhe nga shtetet e tjera. Rrethanat dhe zhvillimet demografike në vendet e zhvilluara, tani kemi të bëjmë me një situatë kur atje kanë kaluar fazën e tranzicionit demografik kanë kaluar në fazën post-tranzitive, ata kanë probleme në trendën demografike dhe i kanë lehtësuar mundësitë për të marrë vizat e punës. Rritja ka ndodhur, njerëzit shumë më lehtë kanë marrë viza puna  dhe ka shkaktuar rritje të emigrimeve këto viteve të fundit. Këto janë disa nga rrethanat kryesore e emigrimit”.

Ndërsa, se a është liberalizimi i vizave një nga arsyejet kryesore e emigrimit, Dana ka thënë se nuk duhet shikuar apo alarmuar daljet, por qëllimet se pse po shkojnë në vendet e zhvilluara kosovarët.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, kjo është një mundësi shumë mirë, sepse tani përmes liberalizimit mundësohet lëvizja dhe nuk kemi vështirësi në këtë drejtim. Por sa i përket qëllimeve, ato duhet studiuar. Se pse shkojnë njerëzit? Ata nuk shkojnë se janë bërë liberalizimi i vizave, njerëzit shkojnë sepse nuk kanë kushte më të mira, vend të punës, paga më të ulëta, infrastruktura iu mungonë, shërbimet shëndetësore jokualitative, shërbime shëndetësore joarsimore janë disa nga faktor që nxisin migrimet.  Me liberalizim do të jetë pak më e lehtë, pasi që do të provojnë mundësitë të cilat i dalin para. Por nuk besoj që do të jetë alarmante shifra siq po paralajmërohet”, ka thënë Dana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat