Pamje nga shtëpia e dëmtuar ku shpërtheu bombola e gazit

Aktuale

Pamje nga shtëpia e dëmtuar ku shpërtheu bombola e gazit

Më: 14 janar 2024 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Media ka siguruar pamje nga shtëpia ku shpërtheu bombola e gazit në Kçiq të Madh, fshat ky në Mitrovicë.

Shpërthimi i bombolës së gazit përveç që la të lënduar 14 persona, ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në fotografitë e siguruara dukagjini, shihen kënde të ndryshme të shtëpisë së dëmtuar.

Ndryshe, të gjithë të lënduar janë dërguar për shërim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kjo për shkak të djegieve të pësuara nga zjarri, sipas SHSKUK-së.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër nga të lënduarit i janë nënshtruar operimit, njoftoi Shërbimi Spitalor.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit, ende nuk dihen.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat