Abdixhiku për masakrën e Reçakut: Ta mbajmë si rikujtim të sakrificës së popullit për liri e shtetësi

Aktuale

Abdixhiku për masakrën e Reçakut: Ta mbajmë si rikujtim të sakrificës së popullit për liri e shtetësi

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:20
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se masakra e Reçakut ishte një ndër më të rëndat të njerëzimit në fundin e shekullit të XX.

Abdixhiku ka thënë se ndjen nevojën që këtë ditë të dhimbshme ta mbajmë si rikujtim të sakrificës së popullit për liri e shtetësi.

Postimi i plotë:

Reçak. Një çerek shekulli pas.

Mes familjarëve të fëmijëve, grave, të moshuarve e burrave, të vrarë e masakruar nga forcat policore, paramilitare e ushtarake të Serbisë; në mëngjesin e ftohtë të 15 janarit të vitit 1999. Në përkujtim të ditës që tronditi një botë të tërë. ‘Krim kundër njerëzimit’ do ta quante ambasadori Walker atëherë.

Ishte një ndër më të rënda të njerëzimit në fundshekullin e njëzetë.

Sot, teksa po largohemi një çerek shekulli nga kjo ngjarje e errët e historisë njerëzore, ndjejmë gjithë afërsinë me dhimbjet e asaj dite të familjarëve e të mbijetuarve. Ndjejmë dhe nevojën që këtë ditë të dhimbshme të kujtesës sonë, ta mbajmë sot e gjithherë si rikujtim që s’shuhet të sakrificës së madhe të popullit tonë për liri e shtetësi. Mbi këtë sakrificë, përbashkimi ynë për Kosovën, atdheun tonë, bëhet domosdoshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat