25-vjetori i Masakrës së Reçakut, Krasniqi: Një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit

Aktuale

25-vjetori i Masakrës së Reçakut, Krasniqi: Një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:43
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak.

Në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Krasniqi u shpreh se ky është një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit, i cili, siç u shpreh ai, vulosi qëllimin politik të Serbisë dhe agjendën e saj për të kryer gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë.

“Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak, për të kujtuar 45 viktimat e kësaj masakre, e cila, edhe 25 vjet më pas, mbetet dhembja jonë e madhe.  Një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit – i cili vulosi qëllimin politik të Serbisë dhe agjendën e saj për të kryer gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë”.

“Gjithmonë, e posaçërisht sot, vlerësojmë lartë kontributin e Ambasadorit William Walker, i cili, çerek shekulli më parë, nga vendi i ngjarjes në Reçak, krimin e quajti me emrin e të tij të vërtetë. Kosova nuk do të hesht asnjëherë për krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, derisa drejtësia të vihet në vend për secilën viktimë të vendit tonë”, u shpreh Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat