Mehaj: Martirët e Reçakut përherë do jenë në kujtesën tonë kolektive

Aktuale

Mehaj: Martirët e Reçakut përherë do jenë në kujtesën tonë kolektive

Më: 15 janar 2024 Në ora: 13:43
Masakra e Reçakut

Ish-ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar drejtësi për 45 civilët shqiptarë që u masakruan nga forcat serbe në Reçak më 15 janar të vitit 1999.

Mehaj tha se ka mjaft dëshmi siç është kjo e Reçakut se Serbia ka kryer Gjenocid në Kosovë.

“25 vite me parë, pikërisht me 15 janar të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe kryen një masakër të madhe kundër popullsisë shqiptare në fshatin Reçak të Shtimes. 45 civilë shqiptar, u vranë e me pas u masakruan në format me barbare nga forcat serbe. Krimet e gjenocidit që u kryen në Reçak e gjithandej Kosovës, janë dëshmia me e mirë që shteti serb kreu krime të gjenocidit në Kosovë gjatë viteve 1998-1999”, tha ai.

Ai u shpreh se “Martirët e Reçakut, përherë do të jene në kujtesën tonë kolektive dhe emrat e tyre përherë do të mbesin në historinë tonë me të re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat