Mbi 4 milionë euro për objektin me kulm të rrezikshëm, u përurua nga Isa Mustafa e Sadri Ferati

Aktuale

Mbi 4 milionë euro për objektin me kulm të rrezikshëm, u përurua nga Isa Mustafa e Sadri Ferati

Më: 18 janar 2024 Në ora: 16:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

U investuan mbi 4 milion euro për ndërtimin e objektin e ri të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”, por, nuk siç duket këto miliona nuk ishin të mjaftueshme që punimet aty të jenë të sigurta dhe pa rrezik për qytetarët.

Shiritin e përurimit të objektin të ri të Komunës së Prishtinës e preu ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa dhe ministri Pushtetit Lokal, Sadri Ferati në tetor të 2009‘ës.

Ky objekt i ka kushtuar komunës plot 4 milionë e 370 mijë euro. Prej tyre 200 mijë euro ishin dhënë si donacion nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që kanë qenë të destinuar për sallë dhe po ashtu mbi 300 mijë dollar nga Banka Botërore.

Sot, pas erërave të forta çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës në Arbëri ra në tokë. E nga çatia e këtij objekti e pësoi një vajzë 23 vjeçare. Ajo mori lëndime të rënda trupore.

Vajza u dërgua në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe pas ekzaminimeve shtesë diagnostike, pritet të transferohet për trajtim të mëtejmë në Intensivë.

Kështu kanë bërë të ditur nga QKUK.

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror.”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Kujotjmë se, gjashtë vite më parë një shi i rrufeshëm me erëra të fuqishme kishte dëmtuar çatinë e objektit e ri të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria. Saktësisht, me 11 shtator 2017.

Përveç dëmeve materiale, nuk kishte pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kishin dalur ekipet emergjente, policia dhe zjarrfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat