Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Aktuale

Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë, pavarësisht borës së rënë.

Durmishi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit”, shkroi Durmishi.

“Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat