Szunyog viziton Kushtetuesen, kërkon zbatimin e aktvendimit për Manastirin e Deçanit

Aktuale

Szunyog viziton Kushtetuesen, kërkon zbatimin e aktvendimit për Manastirin e Deçanit

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast ka takuar kryetarin e kësaj gjykate Gresa Caka-Nimani.

Në platformën X, ai ka kërkuar që të zbatohet aktvendimi i kësaj gjykate për Manastirin e Deçanit.

“Theksoi se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik.

Për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat