Vllasi: Amerikanët e evropianët duhet t’i bëjnë trysni Serbisë – ata po e ledhatojnë

Aktuale

Vllasi: Amerikanët e evropianët duhet t’i bëjnë trysni Serbisë – ata po e ledhatojnë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:04
Juristi dhe ish-politikani Azem Vllasi

Ish-politikani dhe juristi, Azem Vllasi, duke komentuar dialogun Kosovë – Serbi, ka thënë se për të funksionuar raportet fqinjësore mes dy vendeve që po dialogojnë mbi dhjetë vjet, amerikanët dhe evropianët duhet t’i bëjnë presion shtetit serb.

Në linjë më këtë, Vllasi ka theksuar se gati në mënyrë ironike pala serbe është duke u ledhatuar, kurse Kosova po ndëshkohet me masa sanksionuese.

Vllasi ka shtuar se nuk sheh progres në dialog.

“…Dialogu do të vazhdojë. Unë nuk shoh afër kurrfarë marrëveshje finale. Kurrfarë momenti që i vihet pikë. Interes i Serbisë është të mos ketë marrëveshje, sepse atje i kanë dy tri çështje kryesore të qarta: që Kosova është shtet dhe funksion si shtet dhe ky fakte më kurrë nuk do të zhbëhet, Kosova pjesë e Serbisë nuk do të jetë kurrë… e dyta  opinion e kanë, ashtu vetë e formon pushteti, media e qeveria, e brumosin opinion me urrejtje ndaj shqiptarëve, shiko çfarë i bën Sandulloviqit…

Serbia mund të ketë përparim në dialog, mund të rregullohen shuam çështje për të funksionuar raportet fqinjësore vetëm evropianët dhe amerikanët duhet të bëjnë trysni ndaj Serbisë, palën serbe e ledhatojnë – Kosova ndëshkohet me do masa – kinse po punon për normalizimin, a eskalimin e ka shkaktuar Serbia”, ka thënë Vllasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat