Kalon debati në personale: Mirë është ti me shku te një psikolog me u kontrollu

Aktuale

Kalon debati në personale: Mirë është ti me shku te një psikolog me u kontrollu

Më: 24 janar 2024 Në ora: 22:54
Agim Bahtiri dhe Ridvan Berisha.

Ka kaluar në personal debati në mes të ish kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe gazetarit Rid Berisha.

Derisa ishin duke debatuar, Bahtiri i është drejtuar gazetarit Berisha që ai duhet të shkojë dhe të kontrollohet te ndonjë psikolog.

“Mirë është me shku me u kontrollu te ndonjë psikolog, m'u këshillu sepse është problem, për të mirën tënde e kam”, tha ai.

Ndërsa Ridvan Berisha i replikon duke e pyetur se a ka qenë ai vetë te ndonjë psikolog.

“Ti zoti Bahtiri jeton edhe jashtë, a ke qenë te ndonjë psikolog, se në Kosovë me shku te psikologu shihesh si i çmendur, është normale me shku”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat