Qalaj: Peticioni në veri antikushtetues dhe i turpshëm – Qeveria u nënshtrua

Aktuale

Qalaj: Peticioni në veri antikushtetues dhe i turpshëm – Qeveria u nënshtrua

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:37
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se peticioni për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore është antikushtetues dhe i dëmshëm për vendin.

Ai, tha se kryetarët atje u zgjodhën në mënyrë legale dhe se zgjidhja më e mirë ka qenë dorëheqja dhe jo shkarkimi përmes peticionit.

“Qëndrimi i të dy kryetarëve tanë është që të japin dorëheqje me koordinim, që të mos vihet në pozitë që të shkarkohen edhe pse u zgjodhën në mënyrë legale. Peticioni është mënyrë e gabuar, mendoj që nuk është në pajtim me Kushtetutën. Kemi pasur zgjedhje legale, është tjetër që ata e kanë bojkotuar.

Ata kanë ardhur në proces legal, mendoj që është e turpshme të shkarkohen me peticion nga ata që e bojkotuan fillimisht procesin… Është deligjitimim i institucioneve të Kosovës, është gabim qasja që janë nënshtrua faktorit ndërkombëtar, ashtu siç ka qenë gabim njëlloj tendence e Qeverisë t’i vendosë kryetarët në objektet e komunës”, tha ai.

Ai tha se shkarkimi i kryetarëve përmes peticionit dërgon mesazh të rrezikshëm për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat