MINT hap zyrat për regjistrimin e bizneseve në Leposaviq

Aktuale

MINT hap zyrat për regjistrimin e bizneseve në Leposaviq

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:52
Ministrja Rozeta Hajdari, ka vizituar sot Komunën e Leposaviqit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka hapur zyrat e Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) dhe Inspektoratit Qendror të Tregut (IQT) në Leposaviq, për ofrim të shërbimeve ndaj biznesit dhe shtrirje të mbikëqyrjes së tregut në veri të vendit.

Ministrja Rozeta Hajdari, ka vizituar sot Komunën e Leposaviqit, ku u prit nga kryetari i komunës, Lulzim Hetemi.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se është diskutuar për ecurinë e punëve dhe progresin e arritur në komunë

“Me këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet ARBK-së dhe komunës së Leposaviqit, e cila u nënshkrua nga drejtorja e ARBK-së, znj. Lebibe Haliti dhe kryetarit të komunës z. Lulzim Hetemi”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje mundëson që tash e tutje bizneset e reja të regjistrohen si dhe të marrin shërbime tjera në zyrën e ARBK-së, në Leposaviq.

Gjithashtu, është njoftuar se në këtë komunë do të vendosën edhe Inspektorati Qendror i Tregut, që pritet të kontribuojnë në shtrirjen e mbikëqyrjes së tregut në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat