Nesër organizohet protestë për të kërkuar drejtësi për Lulzimin në Podujevë

Aktuale

Nesër organizohet protestë për të kërkuar drejtësi për Lulzimin në Podujevë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:08
Lulzim Fejzullahu

Javën e kaluar, Kosova u trondit nga vrasja e Lulzim Fejzullahut, një djalosh 18-vjeçar, që u vra pas goditjes me veturë dhe me shkop të bejsbollti, për të cilin rast janë arrestuar dy të mitur.

Në lidhje me këtë, nesër do të organizohet një protestë në Podujevë, në kërkim të drejtësisë.

Kështu ka njoftuar Zana Avdiu, analiste dhe aktiviste.

“Te dashur miq,

Sot ne mengjes me kane kontaktuar familjare e shoke te Lulzimit, te cilet neser po organizojne nje marsh/proteste ne Podujeve, per te kerkuar drejtesi per Lulzimin.

Vendtakimi do behet ne ora 13:00, ne vendin ku u vra Luli.

Bejni share, dhe ftoni te gjithe te bashkohen ne kete marsh per drejtesi, ne perkrahje te familjes se Lulzimit!” – shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat