Shfuqizimi i dinari, Aliu: Vendim i fortë dhe politik

Aktuale

Shfuqizimi i dinari, Aliu: Vendim i fortë dhe politik

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:15
Ilustrim

Ekonomisti, Florin Aliu ka deklaruar se pajtohet me vendimin e Bankës Qendore të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e dinarit si valutë. Sipas tij, ky është një vendim i fortë dhe politik por që bazohet në Kushtetutë të vendit.

Pasi siç tha ai,  ky vendim e prek drejtpërdrejtë kursin e këmbimit të dinarit në raport me euron.

Derisa theksoi se nëse Kosova do të mundet ta mbajë këtë vendim, do të fitonte poena edhe në procesin e dialogut.

“Ky vendim e prek direkt kursin e këmbimit të dinarit në raport me euron. Pra nënkupton menjëherë një zhvlerësim të dinarit, për këtë arsye është një politikë e fortë dhe e drejtë, por sa mundet tani ky me mbajtë këtë tash ta shohim. Nëse mundet me mbajtë ndoshta i jep poena në dialog, po ta shohim si do të rrjedhin gjërat”, tha Aliu.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar të hënën anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Kërkesa e tij erdhi gjatë një takimi me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat