​Vuçiq i ankohet ambasadorit rus për heqjen e dinarit serb

Aktuale

​Vuçiq i ankohet ambasadorit rus për heqjen e dinarit serb

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko dhe me atë rast e ka njoftuar për heqjen e dinarit serb në Kosovë.

“E informova ambasadoren Bocan-Harçenko për lëvizjen e fundit të njëanshme të Prishtinës, si dhe për pasojat e mundshme të këtij akti”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai tha se është biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse.

Po ashtu është biseduar për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat