​Kurti: Do të vazhdojë bashkëpunimi me UNDP-nëpër luftimin e korrupsionit

Aktuale

​Kurti: Do të vazhdojë bashkëpunimi me UNDP-nëpër luftimin e korrupsionit

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:13
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Nuno Queiros.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot se bashkëpunimi me UNDP-në kundër korrupsionit, drejtësia tranzicionale, të drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe trashëgimia kulturore, janë të një rëndësie të veçantë dhe se ky lloj bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës, duke u kujdesur për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të saj, ka bazuar edhe bashkëpunimin me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në ligjet në fuqi.

Kurti ka folur edhe rreth punës në strategjinë kundër korrupsionit, rekomandimeve të propozuara nga qeveria brenda të njëjtës e që ngritin nivelin e llogaridhënies së institucioneve publike, duke ulur mundësinë e korrupsionit në prokurim publik, shëndetësi, edukim, administratë publike dhe gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat