​Vuçiq fajëson Kurtin për heqjen e dinarit

Aktuale

​Vuçiq fajëson Kurtin për heqjen e dinarit

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:56
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur sot për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros si valutë e vetme për pagesa nga 1 shkurti në Kosovë.

Vuçiq në një konferencë për media ka fajësuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për marrjen e këtij vendimi.

Ai tha se e gjitha kjo po bëhet me qëllim të “spastrimit të popullatës serbe në Kosovë”.

Vuçiq: Kurti e mori këtë vendim me vetiniciativë

“Fatkeqësisht, Albin Kurti e mori këtë vendim me vetiniciativë me qëllimin e mëposhtëm, ky është qëllimi, prandaj si pikë një e gjithçka që do të përgjigjem sot, që është spastrimi etnik i popullatës serbe nga territori i Kosovës... Kurti çdo herë thërret dhe gjithmonë pret një mbështetje të madhe nga fuqitë perëndimore në këtë apo nga këndvështrimi i tyre siç thonë ata faktin se janë vend i pavarur dhe si të pavarur kanë të drejtë ta ndërmarrin këtë, ndërsa nga ana tjetër është e qartë se nuk janë dhe prandaj kemi një dialog që duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve”, tha Vuçiq.

Ai ka folur edhe rreth takimit që kishte disa ditë më parë me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Vuçiq: Qëndrimi i anëtarëve të BE-së është i ndryshëm

“Kësaj radhe, qëndrimi i vendeve të QUINT-it, pra fuqive më të mëdha perëndimore, dhe do të thosha pothuajse të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian apo institucioneve të Bashkimit Evropian, është e ndryshme. Nëse i ndiqni me kujdes nuancat në ato reagime, do të shihni se edhe deklarata amerikane është disi më e fortë se ajo e Bashkimit Evropian dhe besoj se partnerët perëndimorë do ta mbajnë fjalën dhe do të përpiqen të luftojnë për të drejtat elementare të popullatës serbe. Unë pata një takim me ta, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shpresoja dhe të besoja në atë që na është thanë”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat