Tahiri: Bashkimi LDK-UÇK bëri kthesë në historinë e Kosovës, i bëmë 2 shtete shqiptare

Aktuale

Tahiri: Bashkimi LDK-UÇK bëri kthesë në historinë e Kosovës, i bëmë 2 shtete shqiptare

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 16:40
Edita Tahiri

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, e cila vazhdon të jetë aktive në komentimin dhe analizën e ngjarjeve politike që lidhen me Kosovën, Dialogun e rajonin, ka rikthyer në vëmendje një fotografi të saj bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Tahiri ka thënë se bashkimi i LDK-së dhe UÇK-së ka bërë kthesën në historinë e Kosovës dhe ky bashkim i ka bërë dy shtete shqiptare.

Positmi i plotë:

Bashkimi LDK-UÇK e bëri të mundur pranimin e Marrëveshjes së Rambujesë – bënë kthesë në historinë e Kosovës, fquqizuam gjeopolitiken kombëtare, i bëmë dy shtete shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat