Prishja e koalicionit PDK-LDK në Prishtinë, Zogiani: Kah fundi gjithmonë bëjnë sikur prishen

Aktuale

Prishja e koalicionit PDK-LDK në Prishtinë, Zogiani: Kah fundi gjithmonë bëjnë sikur prishen

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:18
Avni Zogiani

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, është marrë pak me prishjen e koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë.

Ai ka bërë me dije se kjo është një taktikë e të dy partive më të vjetra në vend.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se PDK-ja dhe LDK-ja gjithmonë i prishin koalicionet e tyre kah fundi i mandatit.

“Nje taktike e vjeter sa partneriteti PDK-LDK, kah fundi gjithmone bejne sikur u prishen!”, ka shkruar Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat